Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, për sjelljen e impianteve për prodhimin e energjisë e elektrike. Sipas Berishës kostoja do të shkojë në 71 milionë euro për dy vite, pasi kostoja e qerasë dhe çmimit të naftës për prodhimin e një megavati është shumë e lartë.
Ai gjithashtu akuzoi kryeministri Rama se po ul me qëllimin nivelin e ujit në kaskadën e Drinit për ti hapur rrugë prodhimit të energjisë elektrike me impiantet në fjalë.
“Një shpërdorim i tmerrshëm po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjelli impiantet nga Bangladeshi për prodhim e energjisë në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 761 milionë euro është llogaritur nga specialistë, që do të punojnë këto impiantet, përfshirë qiranë dhe naftën.
Më poshtë keni nga ekspertët kostot e impianteve.
Për prodhimin e një megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë.
Impiantet prodhojnë 110 megavatë në 24 orë, në rast se e shumëzojmë me 220 litra, ato harxhojnë 580800 litra naftë në ditë. Këtë sasi nafte nëse e shumëzojmë me 1900 lekë, 949672 euro, po kjo është vetëm nafta.
Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavatë, por përveç kostos së naftës, qiraja ditore e impianteve është 91117 euro, pra në total 1049799 euro.
Në rast se llogarisni çmimi e megavatet, shpenzohet për prodhimit
Një megavat kushton 398 euro. Kostoja për dy vite qira del për 730 ditë, del 761 milionë euro,
Carë po bën Edi Rama, për të dalë para shqiptarëve në këtë abuzim. Po bën zbardhjen e kaskadës së Drinit. Cdo ditë kaskada e Drinit ulet me 50 cm. Sot kaskada është 274 metër, në një kohë me rregulloren ajo duhet të jetë në shtator nën 284 metër, ndalohet me ligj. Edi Rama për të justifikuar këtë krim të shëmtuar për të iu thënë shqiptarëve se nuk ka ujë në kasakada, dhe në bursë, po bën këtë abuzim madhor”, tha Berisha.