Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Lod pas trazirave nga arabët izraelitë, teksa vijon të përkeqësohet konflikti midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë u intensifikua.
12 njerëz u raportuan të plagosur në përleshjet që kryetari i bashkisë së Lod i krahasoi me një luftë civile. Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza. Mbi 40 njerëz kanë vdekur në dhunën më të rëndë në vite.
Militantët palestinezë thanë se ata qëlluan me qindra raketa në drejtim të qytetit izraelit të Tel Aviv pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi të martën një bllok kullash në Rripin e Gazës.
Ushtria e Izraelit thotë se po synon militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jerusalem dhe zona të tjera. Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Jerusalem, në vendin që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.