Shtatë muaj përpara se gruaja e Sylvester Stallone, Jennifer Flavin, të bënte kërkesë për divorc, aktori 76-vjeçar po fliste sesi nuk mund të jetonte pa të. Në një episod të podcast-it të vajzave të tyre, që u publikua më 31 janar, Sly dhe gruaja e tij folën për martesën e tyre 25-vjeçare.
Kur Sistine vuri në dukje se prindërit e saj janë shumë të kundërt por nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, Jennifer u përgjigj: “Kjo është e vërtetë”. Sistine përmendi se si nëna e sa ardhur në ndihmë babait me aftësitë organizative duke e ndihmuar përgjatë këtyre viteve.
“Nëse ajo do të ishte jashtë jetës sime, do të ishte vetëvrasje masive – e cila sugjeron se unë kam personalitete të shumta”, u përgjigj aktori. Jennifer tha: “Ne argëtohemi së bashku dhe e kuptojmë njëri-tjetrin dhe gjithashtu, është me të vërtetë e rëndësishme të kuptojmë gjendjen shpirtërore të njëri-tjetrit.
Kështu që unë e di kur ai është në humor të mirë apo të keq, e di kur të tërhiqem.”, tha ajo. Ish modelja 54-vjeçare tregoi gjithashtu se bashkëshorti i saj i shkruante shumë letra dashurie. Megjithatë, duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes tyre pasi modelja ka kërkuar divorcin.
Sipas dosjes, ajo dëshiron të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e çiftit në Palm Beach, Florida, mes procedurave të divorcit. Ajo gjithashtu beson se burri i saj po fsheh asetet martesore. Për më tepër, Jennifer dëshiron të mbajë mbiemrin e saj dhe ka kërkuar që Sly të mos bëjë asgjë për asetet gjatë divorcit.
Sakaq, u raportua se shkaku i ndarjes ishte bërë një qen që kishte marrë aktori. TMZ raportoi se aktori donte që qeni të ndihmonte në mbrojtjen e familjes në shtëpitë e tyre në Los Angeles dhe Palm Beach, Florida. Mosmarëveshja për qenin shkaktoi një grindje të madhe që nxori në pah çështje të tjera midis çiftit.
Stallone ka pranuar se kishin debatuar për qenin, por këmbënguli se nuk ishte shkaku i vërtetë i divorcit të tyre. “Ne nuk e përfunduam marrëdhënien me një argument kaq të parëndësishëm”, tha ai për TMZ. “Ne thjesht shkuam në drejtime të ndryshme. Kam respektin më të madh për Jennifer. Unë gjithmonë do ta dua atë. Ajo është një grua e mahnitshme.”