Arrestohet ‘taksisti’ që shpërndante drogë në zonën e plazhit, policia zbulon ‘rrjetin’. Pranga 4 personave

Në sajë të operacionit të koduar “Taksisti”, policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 shtetas për posedimin e 900 gramë lëndë narkotike kokainë. Nga ana e uniformave blu është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Sh., 30 vjeç, V. M, 29 vjeç (i dënuar më parë me korrupsion aktiv), A. Gj., 55 vjeç, të tre banues në Durrës dhe A. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një informacioni të marrë në rrugë operative se shtetasi me inicialet A. Gj., kishte ardhur në zonën e plazhit me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin A. B. (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, shtetasit E. Sh. dhe V.M., të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit. Sapo kanë pikasur policinë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar gjatë ndjekjes. Gjatë tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.

Njoftimi

Durrës

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Taksisti”.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 900 gramë lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Taksisti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Sh., 30 vjeç, V. M, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), A. Gj., 55 vjeç, të tre banues në Durrës dhe A. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se shtetasi A. Gj. kishte ardhur në zonën e Plazhit, me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin A. B. (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë, shtetasit E. Sh. dhe V. M., të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë ndjekjes.

Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i dy shtetasve të tjerë A. Gj. dhe A. B., të cilët do blinin lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti taksi dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *