Bën veprimin prekës, pasi humbi njërin prej binjakëve

Georgina Rodriguez një mama e re  katër muaj pasi humbi një nga binjakët që priste të sillte në jetë, ka vendosur të bëjë një tatuazh. Për të përkujtuar gjithmonë djalin që nuk arriti ta mbajë në krahët e saj, modelja ka bërë një tatuazh në krah.

Ishte vetë ajo që postoi disa foto në Instagram ku shfaqej duke bërë tatuazhin në krahun e majtë nga artisti spanjoll Berni, por pa e zbuluar figurën.

Modelja ishte në pritje të binjakëve, por më 18 prill, Ronaldo njoftoi se bebi djalë nuk ia doli të jetonte pas lindjes. Vetëm vajza, e cila mban emrin Bella Esmeralda ia doli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *