Begaj takohet me kryeminstrin Bettel: Mirënjohje Luksemburgut për mbështjeten ndaj vendit tonë

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, po zhvillon një takim zyrtar në vendin tonë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj në Presidencë.
Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve në këtë vit që shënon 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu dhe 50-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Ndër të tjera Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën e çmuar që Luksemburgu dha për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar i nëntorit 2019 në Shqipëri.

Lidhur me procesin e integrimit evropian si dhe vëmendjen që shoqëria dhe institucionet shqiptare i kushtojnë atij, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e pakursyer që Luksemburgu i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë këtij procesi.

Presidenti tha se mbështetja domethënëse e Luksemburgut për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ka marrë një rëndësi edhe më të madhe gjeopolitike, veçanërisht pas agresionit të armatosur rus në Ukrainë.

Presidenti Begaj e falënderoi Kryeministrin Bettel edhe për hapësirat dhe kushtet që Luksemburgu i ka krijuar komunitetit shqiptar që jeton e punon atje. Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Bettel vunë theksin te rëndësia e dialogut Kosovë-Serbi si vetmja rrugë drejt paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. Ata ndanë mendime mbi zhvillimet politike ndërkombëtare, me fokus pasojat dhe ndikimin e luftës në Ukrainë për rendin botëror dhe sigurinë e paqen në tërësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *