Hapet për qarkullimin e automjeteve rruga e re Palasë-Dhërmi.
E pranishme në këtë moment me rëndësi për zonën dhe turizmin, ishte dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila pa nga afër zbatimin e projektit.
Ajo pohoi se e gjithë rruga në këtë aks do të përfundojë qershorin e vitit që vjen.
“Hapja e rrugës ndihmon që të mos ketë trafik të renduar. Viti 2022 ka qene nje arritje per infrastrukturën. Kjo vjeshtë vjen me shumë punë, me shumë kantiere të reja ndërtimi. Ne presim që në shkurt të 2023-shit dritë në fund të tunelit të Llogarasë”, tha Balluku.