FOTO/ “Nga vrasja e fetusit te prerja e kokës”, njihuni me disa nga krimet më të tmerrshme

Nga vrasja e fetuseve deri tek marrëdhëniet seksuale me kufomat e viktimave, burrat më të rrezikshëm në Amerikë po presin fundin e tyre që përfshin injeksionim vdekjeprurës, karriget elektrike, gaz vdekjeprurës ose varje.

Ka rreth 2500 kriminelë të rrezikshëm në SHBA, secili prej tyre i dënuar për krime të tmerrshme. Më poshtë po ju sjellim disa nga krimet më të tmerrshme. Disa prej këtyre përbindëshave ndodhen në izolim për më shumë se 30 vite dhe qelitë e tyre hapen vetëm kur iu dorëzohen vaktet e ushqimit.

David Carpenter

David Carpenter
Tani 90-vjeç, David Carpenter është një vrasës serial dhe është dënuar me vdekje në dhomën e gazit. Ai ndoqi dhe vrau të paktën 10 persona, duke përdorur armë zjarri në secilën vrasje të kryer.

Kevin Cooper

Kevin Cooper
Kevin Cooper u dënua për katër vrasje që ndodhën në zonën Chino Hills të Kalifornisë në vitin 1983. Ai vrau dy prindër dhe fëmijët e tyre, 10 dhe 11 vjeç. Ai i theri ata me thikë. Tetë vjeçari Josh Yuen, djali i dy prindërve të vrarë, mbijetoi por fyti i tij  ishte prerë. Cooper u akuzua gjithashtu për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze të mitur në Pensilvani dhe u akuzua për përdhunimin e një gruaje tjetër.

Randy Kraft

Randy Kraft
Randy Kraft vrau të paktën 16 të rinj midis viteve 1972 dhe 1983, shumicën e të cilëve ai i vrau në Kaliforni. Ai gjithashtu besohet të ketë kryer përdhunimin dhe vrasjen e 51 djemve. Kraft u dënua në maj të vitit 1989 me burgim të përjetshëm. Policia zbuloi një listë të koduar ku vrasësi mbante shënime për viktimat e tij. Shumë prej trupave të viktimave u zbuluan të hedhura në autostradë.

Gerald Parker

George Parker
Parker kreu një sërë vrasjesh brutale në vitin 1970. Ai përdhunoi dhe vrau gjashtë gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë. Burri i një prej viktimave u dënua padrejtësisht dhe kaloi 16 vite në burg, derisa provat e ADN-së treguan se Parker ishte autori i ngjarjes. Ai ishte dënuar më herët me 6 vite burg për përdhunimin e një vajze 14 vjeç. Parker u dënua me vdekje me injeksionin vdekjeprurës.

Cary Stainer

Cary Stayner
Cary Stayner u dënua me vdekje për vrasjen e katër grave në vitin 1999. Ai punonte në një motel në Kaliforni dhe vrau dy gra dhe dy adoleshente. Dy prej viktimave u gjetën plotësisht të djegura dhe u identifikuan përmes regjistrave dentarë. Gruaja e tretë u gjet me fytin e prerë kurse viktima tjetër u gjet me kokën e prerë.

Rory Enrique Conde

Rory Enrique Conde
Vrasësi serial kolumbian vrau gjashtë prostituta dhe u dënua me vdekje në vitin 2000. Viktima e parë ishte një burrë transgjinor dhe Conde e vrau kur po kryenin marrëdhënie seksuale pasi zbuloi se ai ishte një burrë. Ai më pas vrau pesë prostituta femra gjatë tre muajve të ardhshëm. Conde i mbyti viktimat e tij dhe më pas përdhunoi kufomat e tyre.

Paul Durousseau

Paul Durousseau
Paul vrau shtatë gra afro-amerikane, dy prej të cilave ishin shtatzënë. Durousseau përdhunoi dhe mbyti shumicën e viktimave të tij, dhe i hidhte trupat e tyre në kanal. Ai u dënua me vdekje me injeksion vdekjeprurës në dhjetor 2007.

/Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *