Paulo Dybala është gati për t’u përballur me të kaluarën e tij. Të shtunën në orën 18:30, Joya kthehet në Torino, ku do të përballet për herë të parë si kundërshtar me Juventus pas lamtumirës së dhimbshme.
Playmakeri i Romës donte ta parapriste ngjarjen me një mesazh të përzemërt social: “Do të jetë një lojë plot emocione: të kthehem në një qytet ku kam shumë miq dhe të luaj në një stadium ku kam jetuar kohë të mira dhe kam ndarë trofe.
Tifozët e Juventusit më bënë të ndihem si në shtëpinë time për 7 vite. Por tani do të jap maksimumin për t’i bërë të lumtur tifozët verdhekuq. Jam i bindur se do të jetë një shfaqje e mrekullueshme…Dhe do të jap gjithçka për të fituar. DAJE ROMA!”.