Rrezatim bërthamor i mundshëm, autoritetet në Ukrainë marrin vendimin e papritur

Frikë nga ndotja bërthamore në Ukrainë.

Një rrezatim i mundshëm frika për një një fenomen të tillë po rritet çdo ditë dhe më shumë.

Bëhet me dije nga mediat se autoritetet ukrainase kanë filluar të shpërndajnë tableta jodi për banorët pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës në rast të një rrjedhje rrezatimi, pasi luftimet rreth kompleksit mund të shkaktojnë një katastrofë.

Mediat e huaja shkruajnë se tabletat e jodit, të cilat ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së jodit radioaktiv nga gjëndra tiroide gjatë një shpërthimi bërthamor, u shpërndanë në qytetin e Zaporizhzhia, i cili është rreth 45 km larg nga uzina dhe mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Ndërkohë, bombardime të vazhdueshme u raportuan në zonë gjatë natës dhe imazhet satelitore nga Planet Labs treguan pamje zjarri që përhapeshin rreth centralit bërthamor më të madh në Evropë gjatë ditëve të fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *