Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 27-vjeçar.
Sipas policisë të kryeqytetit është arrestuar L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Policia njofton se këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru. Nga hetimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera.
Njoftimi i policisë:
Tiranë / Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Ëindoës”.
Vidhnin, gjatë natës, në banesa dhe objekte të ndryshme, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Të dy shtetasit, përsëritës të veprimtarisë kriminale të vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Windoës”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
-L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru.
Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet, konkretisht:
– Më datë 17.05.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë;
– Më datë 10.06.2022, në rrugën “Miqësia”, dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë.
Në vijim të veprimeve, rezulton se shtetasit L. Q., dhe K. K. janë gjithashtu autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e plotë të tyre me prova ligjore.