Trajneri i ekipit kombëtar të boksit në Shqipëri, Sead Bushati ka reaguar pas mbi hipërbolizimit nga qeveria e kësaj ndeshje siç e cilësoi Pas fitores së boksierit Florian Marku, duke fituar titullin WBC, ndërsa është mbajtës edhe e titullit IBF.
Përmes një reagimi, Trajneri Bushati thotë se të rinjtë shqiptarë nuk kanë nevojë për show por për shembuj suksesi e në këtë rast Marku nuk është i tillë. Ai pyet se çfarë ka bërë Marku për vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare, a e ka përfaqësuar dhe çfarë ka fituar.
REAGIMI:
TË RINJTË KANË NEVOJË PËR SHEMBUJ SUKSESI DHE JO PËR SHOW
Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Florian Markut dhe boksierit meksikan Miguel Parra, si specialist i ketij sporti, Dr. Shkencash, Pedagog në UST, dhe trajner i Ekipit Kombetar, nuk mund të rri pa sqaruar sportdashësit shqiptar mbi hipërbolizimin e kësaj ndeshje, e cila per hir të së vërtetës la shumë për të deshiruar. Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan packa se u fitua nga Marku. Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqipëtar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet. Shqipëria ka sportistë të cilët qëndrojnë shumë më lart se Florian Marku. Boksieri Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd, duke u rënditur i treti në Botë dhe Kampion Ballkani.
Boksieri Denis Nurja, kampion Ballkani.
Indrit Laci, nënkampion Ballkani.
Rexhildo Zeneli, nënkamion Ballkani.
Krenar Zeneli, nënkamion Ballkani.
Ariol Zeneli, nënkampion Europe dhe dy herë medalist në Europë.
Jurgen Uldedaj, dy herë medalist Europe, kampion bote në ëBC (Junior).
Aleksandër Ramo dhe Alban Barmeta me karrierë profesioniste.
Duke parë kontributët që boksierët tanë i kanë dhënë Shqipërisë, natyrshëm lind pyetja:
Po Florian Marku çfarë ka dhënë për vendin?
Ae ka përfaqësuar ndonjëherë vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare?
Vetëm shoë, asgjë më shumë. Ndjehëm i keqardhur dhe i pezmatuar që boksierët tanë që ngritën lart Flamurin Kuq e Zi dhe na përfaqësojnë denjësisht, nuk u pritën siç u ka hije kur kanë ardhur me medalje ndërkombëtare! Janë ngritur në këmbë Bashki e Kryeministri për të organizuar një pritje madhështore për Florianin, ndërkohë që për të tretin e botës, z.Kryeministër nuk denjoi as ta priste në zyrën e tij. Alban Beqiri nuk ofron shoë, nuk ka kohë për shoë se t’ia dalësh për të qenë i treti në botë, duhet mund, duhet punë, shumë punë. Miqësisht, kërkoj nga mediat dhe portalet të jenë më të kujdeshëm kur dalin në deklarata të tipit “Mbreti i boksit shqiptar”, për sportistë që nuk e meritojnë, pasi po demotivohen profesionistët e vërtetë. Të jesh boksier elite në arenën e boksit dhe boksier instagrami e rrjetesh sociale, janë dy gjëra komplet të ndryshme. Le të jemi të gjithë pak më të kujdesshëm dhe të motivojmë rininë drejt vlerave që sjell puna, mundi dhe përkushtimi i vazhdueshëm. Rinia jonë ka nevojë për modele, të rinjtë kanë nevojë për përkrahje, që të vijojnë të na bëjnë krenar nëpër gara ndërkombëtare.
Pas fitores së Florian Markut ndaj boksierit spanjoll, qyteti i Lushnjes e priti me ceremoni nderimi. Një e tillë do të organizohet edhe ditën e sotme në ambientet e kryeministrisë, njëjtë siç u organizua për triumfin e Luiza Gegës.