Tre të rinjtë tentuan ta djegin me benzinë, 16-vjeçarja në Gjykatë: Më spërkatën trupin dhe…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku tre persona kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 16-vjeçare.

Gjatë seancës gjyqësore e mitura ka rrëfyer se Ardit Çela bashkë me shokët e tij tentuan ta digjnin me benzinë. Sipas saj Çela mbante një shishe të mbushur në benzinë me të cilën e ka spërkatur të renë, duke i vendosur më pas flakën. Fatmirësisht 16-vjeçarja ja ka dalë të shpëtojë, pasi sapo nuhati erën e benzinës u largua me vrap duke iu shpëtuar ish të dashurit dhe dy shokëve të tij.

Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ku evidentohet se e mitura kishte shenja dhune në trup.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *