Një qytetar kërcënon se do të hidhet nga lartësia. Qytetari ndodhet në një ndërtesë në qendër të Tiranës. Personi në fjalë pretendon se nuk i është firmosur një kontratë pune.
Mësohet se forca të shumta policie dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për ta bindur që të mos hidhet.
Personi në fjalë me inicialet A.J., u ka thënë policëve se e ka ndërmarrë këtë akt vetëflijimi, për shkak të një kontrate pune.
“Policia njofton se rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.