Trafik i rënduar është krijuar në jug të vendit.
Burime për median bëjnë me dije se aksi rrugor Llogara-Himarë-Sarandë këtë të shtunë ka qenë i tejmbushur me mjete. Mësohet se drejtuesit e mjeteve kanë pasur vështirësi në lëvizje, pasi ka pasur mjegull të dendur në këtë aks.
Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për asnjë burim aksidenti në këtë zonë.