Rivlerësimi i banesave, kreu i ASHK-së: U grumbulluan 12.7 miliardë lekë

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me rivlerësimet e banesave në të gjithë Shqipërinë

Përmes një deklarate për mediat, Lame tha se procesi i rivlerësimit të pronave i dha buxhetit të shtetit 12.7 miliardë Lekë.

Sakaq shtoi se rekord mban kryeqyteti, pasi janë kryer rreth 47293 rivlerësime.

“Ata që morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Gjithashtu mbetën dhe 398 familje, pasuri, për të cilët nuk u përfundua procesi i rivlerësimit në ditën e fundit, në datë 2 Gusht. Rekordin e mban Tirana me një shifër të paimagjinueshme, 47293 rivlerësime të kryer. Kjo tregon dhe për zhvillimin e qytetit dhe bumin e transaksioneve në qytet. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime. Procesi dha në buxhetin e shtetit 12.7 miliardë Lekë, rreth 110 milionë Dollarë. Është një shifër që tejkalon shifër të proceseve të viteve të mëparshëm”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *