Çështja “Ronaldo” te Napoli, rikthimi i portugezit në Itali ndan tifozët

E ardhmja e Kristiano Ronaldos mbetet e gjitha ende për tu vendosur me portugezin që ka si hipotezë të mundshme një rikthim në Itali te skuadra e Napolit.

Këto zëra në merkato duket se kanë shkaktuar një diskutim të gjerë në radhët e tifozëve të klubit napoletan ku duket se jo të gjithë janë në një mendje se transferimi i portugezit, i cili do të largonte Osimen është ideja më e mirë.

Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë reaguar kundër kësaj ideje të klubit në rrjetet sociale, me Osimen që shihet si i preferuari te Napoli për shkak të moshës dhe pritshmërive për të ardhmen gjë që vështirëson transferimin e Ronaldos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *