Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Shkodër, pasi automjeti me të cilin udhëtonte Alban Bruçi, 25-vjeç u qëllua me armë të llojit pistoletë.
Burime për median bëjnë me dije se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët, Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç. Të rinjtë akuzohen për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, pasi Bruçi mundi t’i shpëtonte plumbave.
Kujtojmë se emri i Alban Bruçit, nuk është i panjohur për policinë, kjo pasi në 2016 është arrestuar dhe akuzuar se në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni” ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet.