Aksidenti te kthesa e Murrashit, shoferi i kamionit: Plasi goma, humba kontrollin e mjetit

Një aksidenti masiv ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një kamion morri para shtatë automjete.

Fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm dëme materiale të shumta. Lidhur me ngjarjen, shoferi i kamionit shprehet se shkak për aksidentin është bërë plasja e një gome para, ku për pasojë mjeti humbi kontrollin.

“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma”, mësohet të ketë thënë ai.

Kujtojmë se aksidentet te vendi i njohur si  kthesa e Murrashit janë të shpeshta, pasi jo më larg se tre ditë më parë në të njëjtin vend u përplasen dy autovetura dhe një fugon që transportonte udhëtarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *