Shkrumbohet një makinë në Vlorë

Një automjet është shkrumbuar në Vlorë.

Mësohet se mjeti në pronësi të shtetases me iniciale A.Xh., ka marrë flakë teksa ka qenë i parkuar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2022, rreth orës 17:10, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur në brendësi, një automjet i parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. Xh, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *