Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kllojkë të ish-komunës Bërzhitë, Tiranë pasi një i moshuar është vetëplagosur.
Dyshohet se shtetasi me iniciale H. Ll. (Xh)., 55- vjeç ka qëlluar veten me armë kallashnikov.
Ende nuk dihet gjendja e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.