Ajo njihet për veshjet e saj plot stil dhe pamjen “vrasëse”.
Dhe Rita Ora qëlloi edhe një herë në shenjë, teksa pozoi për një sërë fotografish në Cyrih përpara një shfaqjeje në festivalin “Open Air” të shtunën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 31-vjeçare tregoi fizikun e saj të tonifikuar në fotografi, duke veshur një bluzë me kurriz të hapur dhe një palë pantallona në pjesën e poshtme.
Rita tregoi koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve në pjesët ku ekspozonte trupin e saj. Bukuroshja e lindur në Prishtinë dukej tejet e rehatshme në një palë atlete të zeza.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” shtoi një zinxhir të trashë ari rreth qafës së saj, së bashku me byzylykët prej argjendi dhe ari.
Flokët e saj bionde ishin dizajnuar në kaçurrela natyrale, teksa për t’u dukur edhe më bukur ajo kishte vendosur një shami rozë në kokën e saj.
Rita i mbrojti sytë e saj pas një palë syzeve të dielli plastike ndërsa pozonte mbi një dërrasë druri. Ndërsa një tjetër fotografi tregonte një çantë ngjyrë blu të varur përgjatë trupit.
Duke thënë se ajo ‘mezi pret të performojë’, ylli zbuloi se kishte arritur në qytetin e Zvicrës.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Ne jemi këtu! Ora 20:15 në skenën kryesore, qofshi atje ose ndryshe! Mezi pres të performoj për të gjithë ju sonte! Shkojmë”.
Festivali filloi të martën, duke shfaqur në skenë të famshëm si: Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-Eazy dhe David Guetta, që tashmë të gjithë janë ngjitur në skenë.
Ndërsa emra të njohur si: Kygo, Lewis Capaldi dhe Camelphat do t’i bashkohen Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit.