Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kampionen që përfaqëson Shqipërinë në sportin e skijimit.
Bëhet fjalë për një 15-vjeçare italiane, por që garon nën flamurin kuqezi. Rama tregon dhe arsyen se pse Lara Colturi zgjodhi Shqipërinë dhe thotë se pas marrjes së nënshtetësisë ajo ka marrë dhe një fitore.
Kryeministri premton investime në infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë për skijimin.
POSTIMI I PLOTË
KA DHE KËSHTU???
Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës❤️
Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh në veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë??
URIME LARA?????