S’kanë fund telashet për Cllevio-n/ Vendoset nën hetim pasi keqtrajtoi qenin e tij dhe e publikoi

Nuk kanë fund telashet për reperin Kleviol Ahmeti, ose siç njihet me emrin e artit Cllevio.

Ai është vënë nën hetim nga prokuroria pas videos së publikuar në rrjete sociale ku ai shfaqet duke rrahur qenin e tij.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se jane referuar materialet në ngarkim të shtetasit K.A.

Ky i fundit ka thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, ku më herët rezulton se është arrestuar për lëndë narkotike dhe mbajtja e armëve të ftohta.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *