“Mbreti” i ri i Instagramit/ Vera ‘trondit’ rrjetin, një imam mes më të ndjekurve, bie nga froni Bora Zemani. Nga Ledri Vula, te Einxhel dhe Xhensila, si renditen VIP-at

Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme. Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendet më të reja anembanë botës. “Terra world” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për “Instagram”-in, nga muaji qershor deri në korrik.

Ylli Limani shihet se ka fituar tri pozicione në “Instagram”, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’. Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.

Imani Elvis Naci

Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën. Kjo e fundit, edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenit ‘trend’ me 114%. Që pas lajmit se ish-banorja e “Big Brother” është në pritje të ëmbël, adresa e saj e “Instagram”- it ka pësuar rritje, duke bërë që numrat ta rendisin më lart. Duket se historia me Donaldin i ka shërbyer si biznes në rrjetet sociale Bora Zemanit.

Whatsapp Image 2022 08 26 At 4.02.09 Pm 1

Që nga marsi adresa e saj njeh vetëm rritje, duke bërë që numrat të kapërcejnë 1 milionëshin. Megjithatë, duket se publiku është zhgënjyer disi nga Bora, duke qenë se kohët e fundit ajo ka pasur rënie. Ndoshta rikthimi me Donaldin, apo koha që ka lënë pas ‘telenovelën’ e saj ka bërë që të bjerë lehtë interesi për moderatoren. Ajo që bie në sy në këtë listë edhe Morena Taraku. Ndonëse nuk ka nxjerrë asnjë këngë të re, apo nuk ka pasur asnjë të re nga jeta e saj, modelja kosovare është në listë, si një ndër më të ndjekurat.

Morena

Ashtu si shihet “Terra world” ka publikuar edhe klikimet më të shpeshta që këta artistë kanë pasur në rrjetet e tyre sociale. Këngëtarët duket se kanë ‘shkëlqyer’ me projektet e tyre të publikuara gjatë verës. “Tonat” nga Ylli Limani dhe Ledri Vula duket se është postimi më i ndjekur i verës, të paktën kjo sipas “Instagram”-it. Në listë nuk mungon as partnerja e Ledrit, e cila, ndonëse nuk është një personazh që i përket jetës artistike, ka pasur një rritje me mbi 17% në “Instagram”.

Ledri 5

Ndonëse ka pasur një verë të suksesshme që kulmoi me koncertin e tij, Noizy ka humbur goxha audiencë. Megjithëse është në krye të listës, ashtu si shihet interesi për faqen e tij ka rënë me mbi 50% për qind. Dhe në faqen e tij më e klikueshmja është reklama që ai i bën brand-it të tij. Pra, as koncerti dhe as klipet e shumta që solli këtë verë. Edhe pse shpeshherë një etalonmatës shumë i mirë, këtë herë “Instagram”-i ka ‘nxjerrë zbuluar’ disa nga emrat që numërojnë me miliona ndjekës, duke i lënë jashtë këtij klasifikimi.

Noizyy

Ajo që mund të thuhet me bindje është që pozitat kanë ndryshuar kaq shpejt, pikërisht prej sezonit veror si dhe faktet që këngët e publikuara nga artistët, kanë zgjuar interes te fansat e tyre. Por interesi i publikut duket se nuk është vetëm për këngëtarët. Të shumtë janë njerëzit në këtë listë që nuk janë artistë, por duket se kanë një audiencë gjithnjë në shtim. Mjaftojmë të përmendim këtu faktin se i dyti në listë është imami i njohur, Elvis Naçi./

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *