Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka reguar ashpër pasi një ditë më parë Bordi i Transparencës, rri me 9 lekë çmimin e naftës, ku një litër do të kushtojë 248 lekë.
Boçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se rritja bëhet me qëllimin për të shfrytëzuar ardhjen e emigrantëve shqiptare por edhe qytetarët, dhe për ti zhvatur këta të fundit. Gjithashtu ia ka akuzuar se këto para përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.
Postimi i Boçit:
ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT
Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.
Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.
Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.
Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.
Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!
E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.
Me keq se e turpshme!
Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.
Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.
Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.
Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.