“Rusia nuk ka hequr dorë nga obsesioni i saj për të nënshtruar Ukrainën dhe popullin e saj,”, kështu është shprehur ministrja e Jashtme gjermane Annalena Burbok.
Ministrja Burbok po përgatit qytetarët e vendit të saj që të tregohen vigjilente, pasi lufta në Ukrainë ka bërë që bota të përballet me kriza të ndryshme dhe nuk dihet nëse në të ardhmen mund të ketë sfida të reja.
Sa i përket fushës së energjisë, Burbok beson se lufta energjetike që Moska i ka shpallur pjesës tjetër të Evropës dhe Gjermanisë ka si qëllim të saj përfundimtar “ndarjen sociale ” të Evropës duke shtuar: “Kjo është pikërisht diçka që ne duhet ta parandalojmë ”.