Mot i paqëndrueshëm në dy ditët e ardhshme, ja sa do variojnë temperaturat

Ditët e enjte dhe e premte do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm. Përgjithësisht në qendër e veri do të mbizotërojnë vranësirat, e ndërsa në jug dhe kthjellime.

Reshjet e shiut do të jenë të karakterit të shtrëngatave, lokalisht dhe me rrufe në veriperëndim. Duke ditur që jemi në stinën e pranverës, reshjet kanë karakteristikë të nisin në orët me temperatura në rritje dhe përfundimi i tyre vjen i menjëhershëm.

Era do të mbizotërojë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi i forcës 3 ballë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *