Një familje italiane, e cila po shijonte pushimet në Mynih të Gjermanisë humbi vajzën 7-vjeçare pasi një statujë prej guri prej 200 kilogramësh ra mbi fëmijën.
Policia e bëri njoftimin të dielën dhe tha se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
“Statuja ra mbi vajzën në oborrin e hotelit për arsye të panjohura, megjithëse autoritetet po hetojnë”, thuhet në deklaratën e policisë.
Njerëzit që ishin dëshmitarë të incidentit tentuan të ndihmonin në lirimin e fëmijës dhe thirrën mjekët ndihmës.
Shërbimet e urgjencës mbërritën, por vajza vdiq më vonë në spital.