Ministrat e jashtëm të BE-së nuk ka gjasa të mbështesin unanimisht ndalimin e lëshimit të vizave turistike ruse kur të takohen për të diskutuar këtë çështje këtë javë.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një intervistë për televizionin austriak Orf.
Borrell përsëriti gjithashtu se ishte kundër ndalimit të dhënies së vizave turistike për të gjithë rusët, por ishte në favor të një procesi më selektiv.