Javët kulturore në shtator/ Margariti: Koncert me Rita Orën, ja kush janë shtetet që do të rihapin sezonin

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me sezonin e javëve kulturore në vend.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se shtetet e para që do të hapin javët kulturore do të jenë Kina, Suedia, Britania dhe Egjipti.

Sakaq shton  se do të ketë edhe përfshirje të muzikës klasike, lojëra tradicionale, si dhe një koncert special me këngëtaren Rita Ora gjatë muajit shtator.

Postimi i plotë:

Festa rifillon së shpejti! ??

Katër shtetet e para që do të rihapin sezonin e dytë të Javëve Kulturore do të jenë: Britania?? (1-11 shtator), Suedia ??(12-18 shtator), Egjipti ??(19-25 shtator) dhe Kina?? (26 shtator – 2 tetor).

Koncerte me muzikë klasike dhe moderne egjiptiane, performanca folklorike egjiptiane, festivali i kulturës kineze, performanca Taiji, ceremonia e çajit dhe ushqimit kinez, loja tradicionale cricket, koncerti i ABBA Tribute, koncerti i shumëpritur i këngëtares së njohur ndërkombëtarisht Rita Ora si dhe një mori aktivitetesh të tjera do të na përfshijnë të gjithëve përgjatë muajit shtator!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *