Inspektorët e IAEA në rrugën e tyre për në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Një ekip inspektorësh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) janë rrugës për në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore dhe do të jenë atje “më vonë këtë javë”, tha të hënën shefi i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi.

“Ka ardhur dita, Misioni i Mbështetjes dhe Ndihmës së @IAEAorg në #Zaporizhzhya (ISAMZ) tani është në rrugë. ZNPP më vonë këtë javë”, shkroi Grossi në Twitter.

Frika bërthamore: Misioni – i cili do të vlerësojë dëmet në objektet e uzinës, do të vlerësojë kushtet e punës së stafit dhe do të kryejë aktivitete urgjente mbrojtëse – vjen mes bombardimeve të reja në objekt dhe frikës në rritje për një aksident të mundshëm bërthamor.

Granatimet ndodhën në qytetin Enerhodar të kontrolluar nga Rusia pranë uzinës të dielën mbrëma, me Rusinë dhe Ukrainën që fajësuan njëra-tjetrën për sulmet. IAEA tha në një deklaratë të dielën se bombardimet në ditët e fundit goditën një “ndërtesë speciale” që ndodhet vetëm 100 metra nga ndërtesat e reaktorit të uzinës.

Kush po udhëton? Kur CNN kontaktoi IAEA të dielën për përbërjen e misionit të ekspertëve, mbikëqyrësi bërthamor nuk pranoi të komentojë, duke thënë se nuk do ta bënte këtë informacion publik dhe se “të gjitha misionet e IAEA kanë anëtarë nga shtete të ndryshme anëtare, të zgjedhur në bazë të ekspertizën e tyre përkatëse. Ata janë nëpunës civilë ndërkombëtarë që përfaqësojnë IAEA, jo vendet e tyre.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *