Ndezi zjarr në tokën e tij por shkrumboi hektarë me pemë, arrestohet 66-vjeçari në Tepelenë

Një 66-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi dogji një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume.

Dyshohet se shtetasi me iniciale Q.S., ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij fillimisht por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur kështu tokën me pemë frutore dhe agrume në pronësi të banorëve të fshatit.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Ndezi zjarr në tokën e tij, si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 66 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Qesarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *