Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, pasi një autobus turistik ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
Mediat turke bëjnë me dije se deri më tani 5 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethin Mudanya të Bursës, ku autobusi është tërhequr zvarrë 20 metra duke u përplasur me një pemë.
Raportohet se autobusi transportonte njerëz nga distrikti Tavşanlı i Kütahya në rrethin Mudanya të Bursës.