VIDEO-FOTO/Plas skandali i radhës në “Për’puthen”, Murati shumë shpejt do bëhet baba për herë të parë

Shumë personazhe në “Për’puthen” janë përfolur për një jetë të dyfishtë. Çështja e klikimeve dhe reklamës që ata marrin, deri diku i ka detyruar që të mbajnë një lojë sikur qëndrojnë në emision për të gjetur shpirtin binjak. Murati është djali i urtë i cili në fakt po mban një lojë të bukur brenda emisionit, pasi ai në të vërtetë ka një partnere dhe madje së shpejti do të bëhet baba.

Javën e kaluar, Murati u deklarua vetëm për Olën në “Për’puthen”, duke treguar se ka një pëlqim shumë të fortë ndaj saj.

Puntatën e djeshme, Ola ka shtuar dyshimet për tradhti nga ana e Muratit. Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit.

Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit (inicialet e emrit të saj dhe të Muratit), ndaj kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.

Por Murati tha se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Në fakt, Murati ka arritur që të gënjejë mjaft bukur.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” tregojnë se Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e cilësoi kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, ndërsa “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të sajën.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *