Abetare e përbashkët me Kosovën, Kushi: Gati më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me abetaren e përbashkët me Kosovën.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kushi shkruan më 1 shtator abetarja do të promovohet për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Sakaq i ka uruar punë të mbarë mësuesve të cilët fillojnë sot përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Postimi i plotë:

Sot është dita e parë që mësuesit tanë ?‍? në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.

Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *