‘Ujësjellësi i Memaliajt’/ Paralajmëron Meta: Skandale më të rënda do dalin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë.

Në një konferencë për shtyp, Meta ka denoncuar qeverinë se ka kryer shkelje pasi për këtë investim janë vënë në dispozicion 4 miliardë lekë, ndërsa inaugurimi është bërë disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të shkuara, ndonëse projekti ende nuk ishte zbatuar.

Sakaq shtoi se ky nuk do të jetë rasti i fundit që Partia e Lirisë do të denoncojë, ku theksoi se në vend është vrarë shteti i së drejtës, është vrarë merita, konkurrenca.

“Shteti banditësh dhe jo të një shteti të së drejtës, të demokracisë të funksionimit të ligjit të përgjithshëm të meritokracisë, konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Është e qartë që nuk kemi të bëjmë më një rast të veçantë do nxjerrim dhe të tjera. Pra, në shtetin e këtyre banditëve,  gjithçka bëhet fakt i kryer, pazaret bëhen më përpara.

Tenderi është formal si çdo gjë tjetër, por edhe kontrata (se pa të nuk nis projekti) lidhet pas 3 muajsh.

Ua kam thënë  që përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat, provat dhe ligjet e tij, s’do falsifikojmë asnjë. Rasti më i shkëlqyer, kur partia dhe shteti shkrihen në një, partia vendos që do të nisin në 7 prill punimet. Fillon puna, del në Tv ndërkohë formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë dhe për kontratën bëhen pas 3-4 muaj në qershor. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, është vrarë merita, konkurrenca”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *