Nedim Bajarami është një nga emrat më të diskutuar të momentit në futbollin italian. Mesfushori i kombëtares shqiptare prej javësh po diskutohet për një lëvizje në drejtim të Fiorentinës.
Megjithatë së fundmi duket se Bajrami e ka humbur përqendrimin te ndeshjet e Empolit dhe kjo u duk edhe në takimin e së dielës kundër Leçes, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
Pas kësaj sfide, mediat italiane kanë bërë vlerësimin e lojtarëve dhe shqiptarit i është dhënë nota 5.5. Në shkrimet e mediave italiane di “Tuttosport” apo “Gazzetta dello Sport” theksohet se Bajrami nuk e kishte mendjen fare te ndeshja, sipas tyre, mesfushori tashmë mendon vetëm për merkaton dhe harron të luajë.
23-vjeçarin nga Tetova e duan Fiorentina dhe Sassuolo. Vincenzo Italiano kërkon ta ketë në ekipin e tij, teksa të njëjtën dëshirë ka edhe Alessio Dionisi, trajneri i Sassuolos, i cili ka punuar me Bajramin gjatë periudhës që drejtoi Empolin.
Mediet italiane shkruajnë se lojtari shqiptar është më afër Fiorentinës, që të enjten siguroi kualifikimin në grupet e Conference League, aty ku bën pjesë në grupin A me Basaksehir (Turqi), Hearts of Midlothian (Skoci) dhe RFS (Letoni).
Garimi në Serie A, Kupën e Italisë dhe Europë, ndikon që Fiorentina të ketë një kontingjent sa më të pasur lojtarësh. Pas afrimit të Antonin Barak nga Hellas Verona është radha e Bajramit për t’u transferua në “Artemio Franchi”.