Dusan Vlahovic realizoi një super gol nga goditja e dënimit në sfidën me Romën, për tifozët e “Zonjës së Vjetër” ky ishte një kujtim shumë i largët. E besoni apo jo, por Juve kishte afro 2 vite që nuk realizonte një gol nga goditja e dënimit.
Për herë të fundit e kishte bërë diçka të tillë C.Ronaldo.
Që në momentin kur portugezi zbarkoi në Torino mori përsipër të ekzekutonte të gjithë goditjet e dënimit, në fakt nuk ishte shumë mbresëlënës në këtë pjesë pasi në 56 tentativa realizoi vetëm një gol.
Dikur Juve e ka pasur një pikë të fortë goditjet e dënimit pasi kishte “qitës” si Pirlo, De Piero, Pjanic, Tevez e Dybala. “Mbreti” i goditjeve dënimi në Serie A mbetet Mihajlovic autor i 28 golave, më saktë këtë vend e ndan me Andrea Pirlon po me 28 gola, ndërsa në vendin e tretë renditet Del Piero me 22 gola.