Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Çiflik, në Berat.
Burime për median bëjnë me dije se disa banorë të fshatit u kanë vënë flakën mbeturinave në tokat e tyre por zjarri ka dalë jashtë kontrollit pasi është favorizuar nga era. Mësohet se deri më tani janë shkrumbuar rreth 100 metër katror ullishte.
Raportohet se në vendngjarje janë nisur 2 mjete zjarrfikëse dhe 8 punonjës për të bërë të mundur normalizimin e flakëve.