Eksperti dhe njohësi i politikës Afrim Krasniqi ka reaguar në lidhje me dhënien e dekoratave dhe titujve nga politikanët.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi shkruan se nderimet dhe dekoratat duhet të jepen vetëm nga Presidenti dhe askush tjetër. Sakaq shton se titujt e nderit që jepen nga kryeministri dhe ministrat nuk citohen si vlerësime nga shteti apo në emër të këtij të fundit.
Kujtojmë se disa ditë më parë kryeministri Edi Rama ka bërë disa nderime ndaj sportistëve Luiza Gega e Florian Marku pas arritjeve të tyre.