Hapin llogari në “GoFundMe” miqtë e blogeres ruse: Duam para për të paguar avokatin, Lana s’është spiune

Miqtë e blogeres ruse Svetlana Timofeyeva të akuzuar për spiunazh në vendin tonë, kanë ndërmarrë një nismë në GoFundMe për të mbledhur para që mikesha e tyre të paguajë avokatin.

Ata kanë bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram me emrin Lana Sator, ku thonë:

“Mund të lexoni tashmë në media se Lana akuzohet për spiunazh në Shqipëri pasi tentoi të vizitonte një fabrikë ushtarake të braktisur në Gramsh. Ne po fillojmë një mbledhje fondesh për një avokat për të mbrojtur Lanën nga një dënim që nuk i përshtatet shkeljes së saj.”

Kërkesen e tyre për ndihmë  vendosen ta prezantojnë me disa foto me kafshë si mace dhe qen.

Duke dashur t’i japin të arrestuarës në Shqipëri një imazh të një profesionisteje me zemër të mirë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *