Një 26-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.
Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se vajza ka deklaruar se kishte nisur një njohje me një djalë, pasi kishte shkuar për vizitë në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në një motel në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, sipas deklaratës së vajzës ku i djali ka tentuar ta prekë pa dëshirën e saj në pjesët intime, pasi kishin shkuar në një motel.
Ajo ka deklaruar se kjo situatë e bëri që të largohej nga moteli dhe ta raportojë rastin në Polici.
Ndërkoh policia ka nisur hetimet dhe është në vënë në ndjekje të të akuzuarit, ndërsa e reja do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësore.