Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 për ditën e sotme, ku vërehet re një rënie e ndjeshme e rasteve pozitive, ku janë regjistruar vetëm 56 raste.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.
Njoftimi i MSH:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar
me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.
Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç.
Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 370
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 309
Testime totale 1,959,469
Raste pozitive 327,425
Raste të shëruara 320,621
Raste Aktive 3,222
Humbje jete 3,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,460
Fier 341
Elbasan 265
Durrës 227
Shkodër 220
Korçë 200
Vlorë 169
Gjirokastër 117
Berat 89
Lezhë 69
Dibër 54
Kukës 11