Vetëhelmohet 17-vjeçarja, ja çfarë njofton policia

Një vajzë adoleshente ka tentuar t’i japë fund jetës, teksa është vetëhelmuar me insekticidin BI 58 apo siç quhet në gjuhën popullore “Rrugor”, që përdoret për luftimin e instekteve të ullirit.

Policia ka njoftuar se 17-vjeçarja nga Drenova e Mallakastrës ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Fierit dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku aktualisht ndodhet në reanimacion.

Informacion paraprak

Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.

16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *