Zelensky: Ushtria ruse duhet të shkojë në shtëpi, Ukraina po kthen territorin e saj

Presidenti ukrainas premtoi se trupat ukrainase do ta ndiqnin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje ushtrisë ruse të tërhiqet përpara një ofensive të madhe të nisur nga Kievi pranë qytetit Kherson në jug të vendit dhe tha se Ukraina do të rimarrë territorin e saj, ndërsa Rusia pretendon se ky kundërsulm ka dështuar.

Komanda Jugore e Ukrainës tha se trupat e saj kishin nisur aksione sulmuese në disa drejtime, duke përfshirë rajonin Kherson në veri të gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e kapi nga Ukraina në vitin 2014, raporton Reuters.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *