Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës.
A. D., banues në fshatin Grabian të Divjakës, mësohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ishte pajisur me urdhër mbrojtje.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 48 vjeç, banues në Grabian, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”.