Një spikere lajmesh 27-vjeçe i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se e reja punonte në një stacion televiziv në Ëisconsin të SHBA-së.
Prezantuesja e WAOW, Neena Pacholke u vetëflijua, duke tronditur familjen dhe kolegët e saj.
“Neena Pacholke, spikerja jonë e dashur ndërroi jetë papritmas. I gjithë ekipi këtu në News 9 është i shkatërruar nga humbja, ashtu si edhe shumë të tjerë”, tha WAOW, kanali ku punonte 27-vjeçarja.
Ndërkohë nuk dihen ende arsyet se përse e reja zgjodhi t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike.