Administrata Biden synon t’i kërkojë zyrtarisht Kongresit të miratojë një shitje armësh në vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin . Kështu raporton Politico. Paketa përfshin gjithashtu raketa kundër anijeve dhe 100 raketa ajër-ajër, si dhe zgjatjen e një kontrate për vëzhgimin me radar.
Lajmi vjen pasi Kina vazhdon të dërgojë çdo ditë anije dhe aeroplan mbajtëse në ngushticën e Tajvanit, disa javë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi. Zemërohet Pekini: “SHBA duhet të ndalojë shitjen e armëve në Taipei”.