Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajloviç do të bëhet gjysh. Këtë lajm të bukur ia ka përcjellë vetë e bija, e cila e ka lajmëruar ish-mesfushorin se do të bëhet gjysh së shpejti.
Në videon e filmuar, ai nuk arrin që të kuptojë surprizën, por në pak sekonda i kthehet buzëqeshja.
Vajza e Mihajloviç është e martuar me Aleks Voliako, i cili luan si mbrojtës për skuadrën e Pordenones në Serinë B, dhe më parë ka qenë pjesë e moshave të Juventusit.